Arrestimi i një diplomati rus në veri të Kosovës ka sjellur reagime të shumta të media ndërkombëtare duke përfshirë edhe ato ruse, shkruan foldrejt.com. Por tashmë kanë dalur edhe detaje të reja të ndërhyrjes së forcave speciale të Kosovës në rajonet e banuara me shumicë serbe.
Sipas medias rajonale gjermane kraichgau.news ndërhyrja e ROSU në veri ka qenë në mbështetje të partnerëve perëndimorë dhe veçanërisht të shërbimit sekret ukrainas (SBU). Kjo është konfirmuar edhe nga vetë një punëtor ukrainas i SBU, përmes një telegrami.
Sipas telegramit në fjalë, Kievi ka shpërndarë informacione me Prishtinën për vendodhjen e serbëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në luftën e Ukrainës kundër Rusisë dhe që mund të përbënin rrezik për sigurinë e Kosovës.
Ky detaj deri tani nuk është konfirmuar nga autoritetet kosovare./Foldrejt.com