Pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë Veriore në NATO, komente interesante vijnë nga mediat gjermane.
“Süddeutsche Zeitung” artikullin e sotëm (e mërkurë) e ka titulluar: “NATO bëhet me anëtarin e saj të 30-të, Serbia mbetet aleati i vetëm i Rusisë në Ballkan”, shkruan foldrejt.com.
Nga fundi i Luftës së Ftohtë gjithsej 13 shtete janë anëtarësuar në NATO, që më parë ishin nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik. Kjo ndodhi në 2017 me Malin e Zi si anëtare e 29-të e aleancës, kurse tani ndodh edhe me Maqedoninë Veriore.
“Nuk është sekret që anëtarësimi i Maqedonisë Veriore dëmton edhe ndikimin rus në rajon. Aleati i fundit i Moskës në Ballkan mbetet Serbia,” shkruan më tej media gjermane, duke shtuar se vërtet Maqedonia ka 8000 ushtarë aktivë, por përsëri anëtarësimi i saj ka rëndësi të veçantë./Foldrejt.com