Pasi kalon urën mbi lumen Ibër në Mitrovicë të humbet ndjenja se ndodhesh në Kosovë. Aty fillojnë flamujtë e Serbisë, kurse mungon çdo flamuri i Kosovës, xhanëm ky flamur mungon edhe në anën jugore të qytetit, pasi është zëvendësuar me atë të Shqiponjës dykrenore, shkruan media gjermane DW, përcjell foldrejt.com. Më tutje kjo media ka marrë në intervistë një serb që punon te pjesa shqiptare dhe një shqiptare që punon në pjesën veriore të banuar kryesisht me serbë.
Dygjuhësia ndihmon
Dhurata Prokshi e pranon vetë se kalimi i urës përditë, nuk të lë ndjesi të mirë. 33 vjeçarja, punon si përkthyese, kurse raportet me kolegët serbë I paraqet si të mira.
-Nëse flet shqip në institucionet publike nuk është se mund të vërehen probleme, por nuk dihet si do ishte reagimi kur do porositësh shqip në restorantet ose kafet e veriut,” thotë ajo, përcjell foldrejt.com.
Nga Veriu në Jug
Në fakt është edhe një serb që punon në jugun e dominuar nga shqiptarët. Ai është mësuesi i anglishtes, Milos Vucinic. 23 vjeçari serb duhet të udhëtojë në jug, pasi punon në organizata joqeveritare. Ai tregon se kolegët e tij shqiptarë ishin çuditur kur u kishte treguar se asnjëherë nuk kishte qenë në pjesën e shqiptarëve.
Më pas ata e kanë dërguar në Prishtinë. Ai nuk komunikon shqip, por anglishtja e ndihmon atë.
“Ndarja e Mitrovicës më shumë prek të rinjtë serbë të veriut. Ata kërkojnë një jetë pa kufizime dhe duan që të arrijnë më shumë profesionalisht. Këto mundësi mezi arriihen në veri. Shpresojmë që në të ardhmen do bëhët më mirë,” thotë 23 vjeçari serb./Foldrejt.com