Rruga e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në BE po afron. Deri tani kjo ka dështuar falë hezitimeve të Francës, Danimarkës dhe Hollandës.
Pavarësisht se Federica Mogherini shpreson që të hapen në tetor negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, në fakt kjo e fundit ka shansa ma të mira për hapjen e negociatave, shkruan prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell foldrejt.com.
Kjo përkundër faktit që qeveria e Shkupit u trondit së fundi nga një skandal brenda Prokurorisë Speciale. Rruga e reformave në Shkup është më përpara se në Shqipëri. Andaj Hollanda dhe Danimarka kanë dyshime më të mëdha ndaj Shqipërisë, kurse Franca thjesht kërkon të shtyjë në çdo aspekt zgjerimin e BE./Foldrejt.com