Vera erdhi dhe të gjithë mendojnë për pushimet verore. Megjithatë shumica e vendeve që i ëndërrojmë janë përtej çmimeve që premton xhepi ynë. Për fat të mirë ka edhe destinacione që përveç që ka rivierë ëndrrash – nuk kushtojnë shumë. Në vijim keni listën e shijimit maksimal me kosto minimale, shkruan portali gjerman gofeminin.de.
Në listë nuk ka si të mungojë Shqipëria, që “definitivisht është inspirim për të gjithë” e ngjashme me plazhet më të kushtueshme europiane por shtatëfish më e lirë, përcjell foldrejt.com.
Përveç Shqipërisë, vende të bukura ku mund të kurseni para janë edhe: Turqia, Qiproja, Ukraina, Rusia, Rumania, Letonia, Polonia, Kroacia, Bullgaria, por bile edhe Gjermania.
Por vetëm në Shqipëri mund të gjeni aq bukur të ndërlidhur klimën malore me atë kontinentale dhe mesdhetare./Foldrejt.com