Bashkimi Europian po rrezikohet të humb ndikimin mbi Ballkanin dhe kjo (keq)përdoret nga Kina, Rusia, Turqia dhe SHBA për të shtuar pushtetin e krijuar mbi vakumin e Ballkanit, shkruan media e njohur gjerman Frankfurter Rundschau. Ky shkrim i një media perëndimore, tregon përherë të parë sikur tashmë konkurrencë për BE nuk janë vetëm vendet e Lindjes, por edhe SHBA-ja.
Zemërimi i Brukselit u pa nga forcimi amerikan për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë, pikërisht në mes të virusit korona, përcjell foldrejt.com. Poashtu edhe fjalimi tendencioz i presidentit Aleksandër Vucic, që falenderoi Pekinin dhe vëllain Xi Jinping, përkundër që BE kishte dhuruar më shumë ndihma drejt Beogradit – ose sa gjysma e investimeve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Poashtu edhe sipas Freedom House, Kina vitet e fundit është po aq aktive sa edhe Rusia. Veçanërisht në kamerat e vëzhgimit që po instalohen në disa kryeqendra ballkanike dhe shtimi i borxhit publik.
Nga Kina, përveç Serbisë, Bosnjës, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore, në fushatën e ndikimit të “trundërtimit” ndodhen edhe vende të baltikut dhe anëtare të BE si Estonia, Letonia, Lituania, por edhe Polonia dhe Hungaria.
Interesant, që në këtë listë të ndikimit “mediatik” kinez nuk janë vendet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria.
Kur jemi te borxhet e huaja, poashtu në shumë vende është rritur borxhi ndaj Kinës. Veçanërisht në rastin e Taxhikistanit kjo është 41 përqind, por edhe te rasti i Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore borxhi ka arritur në 39 dhe 20 përqind gjegjësisht./Foldrejt.com