Partitë qeveritare gjermane Unioni dhe SPD kërkojnë që Shqipëria të plotësojë shumë kushte për çeljen e negociatave. Barrierat janë tepër të larta, andaj mendohet se rruga e integrimit do zgjatet për vite, shkruan media gjermane RND, përcjell ekskluzivisht në shqip foldrejt.com.
“Në fakt, në parim Unioni dhe SPD janë pro çeljes së negociatave me Shqipërinë në fund të shtatorit. Megjithatë ata i kanë vendosur disa kushte të rënda Shqipërisë, si reformimin e sistemit zgjedhor dhe aftësimin e sistemit të drejtësisë që të punojë me gjithë kapacitetet. Përpara se të hapen kapitujt e parë të bisedimeve, Shqipëria duhet të plotësojë edhe një radhë të gjatë të kushteve tjera,” përcjell foldrejt.com.
Në fakt sistemi i drejtësisë në Shqipëria ka çaluar pas vetingut, ku nuk është funksionale Gjykata Kushtetuese, kurse me sistemin e tanishëm zgjedhor, nuk ka mundësi për parti të treta.
Si kushte tjera media gjermane përmend edhe luftën kundër krimit, korrupcionit dhe dënimin e gjykatësve ose prokurorëve që kanë pasur lidhje me krimin.
Pra, “në themel BE mund të shpallë gatishmërinë për të filluar negociatat me Shqipërinë në tetor, por në fakt, negociatat nuk do fillonin edhe për më shumë sesa një vjet.”
Bundestagu gjerman do vendosë në shtator, kurse BE në tetor për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Përveç Gjermanisë, duhet të bindet edhe Franca dhe Hollanda./Foldrejt.com