Media austriake Der Standard ka shkruar me mllef kundër politikave të Bashkimit Europian, që në një fare mënyrë janë dopio-standarde ndaj shteteve- varësisht se nga cilat parti udhëhiqen – të majta ose të djathta.
“Qeveria franceze shkatërroi përpjekjet e Komisionit Europian, për të vijuar rrugën e saj të nxitjes së reformave në Ballkanin Perëndimor. Kjo rrugë është një përzierje mes injorancës dhe paditurisë. Me këtë Franca mbështet indirekt opozitën e VMRO-DPMNE, që prej vitesh ka rënë pre e korrupcionit, shpërdorimit të detyrës dhe udhëheqjes autoritare,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e STANDARD.
Kalkulime partiake
Një lidhje që jep e përditshmja vjeneze është edhe roli i Partive Popullore Europiane (EVP) që në fakt mbështesin shtetet që udhëheqen nga partitë simotra të djathta. Kjo është përparësia e VMRO që është pjesë e EVP.
“Të jesh afër fraksionit më të fuqishëm konservator në BE është një kriter qendror vendimi. Kështu në Serbi, atje është në pushtet Partia Përparimtare e afërt me EVP, dhe qeveria e saj është shpërblyer shpesh nga Brukseli, pavarësisht se shkel me këmbë principet e shtetit ligjor dhe lirinë e medias. Qeveritë në Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri, në fakt nuk dëgjohen shumë në Bruksel, sepse ata nuk janë pjesë e Partive Popullore Europiane,” përcjell foldrejt.com.
Interesant me këto kalkulime politike është edhe shembulli i Bullgarisë dhe Rumanisë. Kjo e fundit udhëhiqet nga forcat socialdemokrate dhe prej 2007 kryen reforma kundër korrupcionit. Edhepse ajo është para Bullgarisë më reforma, po detyrohet gjithmonë e më shumë që të kryejë reforma. Arsyeja se pse një standard i tillë nuk vlen për Bullgarinë është e thjeshtë – pasi bullgarët kanë zgjedhur një parti të djathtë pjesë të EVP.
Një shembull tjetër i lobeve të EVP lidhet me Kroacinë, e cila pavarësisht se policët e saj kanë akuza të shumta për keqpërdorimin dhe sjelljen brutale ndaj emigrantëve – së fundi ata u shpërblyen me anëtarësimin në Shengen. Kjo ndodhi për dy arsyej, e para se turistët austriakë dhe gjermanë kërkojnë më pak kontrolle gjatë pushimeve verore, dhe e dyta, natyrisht pasi Zagrepi ka qeveri të djathtë.
Kjo tregon se BE po largohet nga principet dhe vlerat e saj, andaj nuk duhet të çuditemi nëse shkëndijat joliberale do forcohen akoma më shumë në Lindje dhe Juglindje të Europës./Foldrejt.com