Media e njohur gjermane rp-online.de, ka kryer një reportazhë duke filluar nga pritja miqësore tek aeroporti i Nënë Terezës deri të vendet ku i kanë vizituar gazetarët gjermane – si kanionet e Osumit dhe malin e shenjtë të Tomorrit, përcjell foldrejt.com.
Kultura shqiptare është e tillë që i kushton rëndësi mikpritjes,” thuhet në shkrimin e gazetës gjermane.
“Bunkerët muze, xhami të mëdha, qendra sherbimi sekret, qendra të mëdha tregtare, vende që të kujtojnë të kaluarën osmane, pushtimin fashist, despotët komunist – dhe ëndrra e një shteti modern europian: në mes të 2019 priten të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE të vendit anëtar të NATO,” shkruan më tej media gjermane.
Nëse mund të quhet ironizim, përmendet edhe qyteti i krijuar nga osmanët Tirana, që po ndërtohet shpejt, dhe ku thuajse asnjë ndërtim nuk ka mbetur më i vjetër se 100 vjet.
Bash në fund media gjermane shkruan edhe për varrin në majën e malit të shenjtë të Tomorrit, ku sipas bektashinjve mendohet se është varrosur nipi i pejgamberit të fundit të muslimanëve, Muhamedit paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të- Abas Aliut./Foldrejt.com