Në kohën kur shumë media sllave flasin për projektin “famëkeq” të Shqipërisë së madhe dhe kur liderët shqiptarë shpesh “kërcënojnë” Europën, se në rast se dështon integrimi europian, atëherë do bashkohen mes veti – një goditje e rëndë vjen nga media vjeneze Der STANDARD.
“Kryeministri Edi Rama para pak kohësh tha se mund të ndodhte bashkimi me Kosovën, nëse dështon projekti i integrimit europian. Vetëm se Shqipëria dhe Kosova janë me vite drite larg mundësisë së bashkimit. Në praktikë, ata nuk arrijnë as njohjen e ndërsjelltë të çertifikatave shkollore,” përcjell foldrejt.com.
Ironia e medias gjermane ndaj politikanëve shqiptarë, përmbyllet me fjalinë – “historia tregon: kush krijon stres, fiton diçka”.
Pra liderët shqiptarë vetëm për përfitime të tyre mundohen të duken atdhetarë, por nuk ratifikojnë as marrëveshje jetike për shqiptarët, që nuk i sjellin aspak dëme as fqinjëve./Foldrejt.com