Diplomati i njohur amerikan Richard Holbrooke, gjatë vizitës në Greqi në fund të shekullit të kaluar, akuzoi Athinën zyrtare se në fakt është ajo që ka probleme me të gjithë fqinjët. Nuk njeh emrin e Shkupit zyrtar, maksimizonte kërkesat për minoritetin grek në Shqipëri, konteste detare me Turqinë, si dhe shumë konflikte tjera të pazgjidhshme. Këto komente të Holbrook, erdhën pas refuzimit të Greqisë për të bombarduar Serbinë në fushatën e NATO.
“Megjithatë, nga ajo kohë shumë çështje kanë ndryshuar dhe Greqia ka zgjidhur kontesin e emrit me Maqedoninë Veriore, ka arritur marrëveshje detare me Italinë dhe Egjiptin, kurse është marrë vesh që së shpejti kjo të ndodh edhe me Shqipërinë. Turqia tashmë është shteti me doktrinën e tensioneve maksimale me fqinjët,” shkruan media greke Kathimerini, duke shtuar se një rrugë e re e marrëdhënieve ndërshtetërore do fillojë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Por media më e madhe greke, pasi shton se në rrugën e gjatë të Gjykatës së Hagës, rezultati nuk do nxjerë as fitues dhe as humbës, nuk e lë pa komentuar as marrëdhëniet individuale mes Edi Ramës dhe Rexhep Erdoganit.
“Vetëm koha do tregojë nëse Edi Rama ka marrë “bekimin” e shokut dhe presidentit Erdogan ose ka zgjedhur interesat më të mira të Shqipërisë dhe perspektivës europiane,” thuhet në median greke./Foldrejt.com