Zyrtarët shqiptarë nuk janë shumë bindës kur akuzohen prej propagandës ruse dhe serbe se ata kanë frikë nga kultivimi i tyre për Shqipërinë e madhe, shkruan media më e madhe greke Kathimerini, duke shtuar si fakt postimin e presidentit Hashim Thaçi në Facebook – se është takuar me kryeministrin Edi Rama për nevojën e hapjes së tërësishme të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe krijimin e një zone shqiptare pa kufi, nën umbrellën euro-atlantike.”
Më tutje media greke përmend edhe termin rëndom që përdoret nga shqiptarët – Shqipëria Natyrale, kurse më pas edhe lejet e punës për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi nga Kosova dhe Shqipëria në 2014, përcjell foldrejt.com.
“Tentativa e shqiptarëve për të larguar hap pas hapi kufijtë, sjell një reagim të ashpër për banorët jo-shqiptar,” shkruan Kathimerini. “Propozimi amerikan për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, lehtëson planet e tyre për një territor të vetëm shqiptar dhe që pjesë e saj të jetë edhe Lugina e Preshevës – një hap i madh për unifikimin shqiptar në gadishullin ballkanik,” përcjell foldrejt.com, shkrimin tendencioz të medias greke.
Serbia nuk e kundërshton shkëmbimin e territoreve, për shkak se për ta do ishte lehtësim unioni me Republika Srpska të Bosnjës. Por kjo rrugë e Shqipërisë së madhe dhe Serbisë së madhe, sjell efektin domino. Me të drejtë gjermanët janë të shqetësuar, e përmbyll në fund shkrimin media greke./Foldrejt.com