Media më e madhe greke E-Kathimerini, ka publikuar një artikull me autor Denis Macshane, ku bën një rezyme nga takimi i fundit në Samitin e Berlinit.
Sipas artikullit në fjalë, Gjermania dhe Franca me pa të drejtë potencuan se ambicionet e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në BE do shmangen edhe për sëpaku 5 deri 10 vitet e ardhshme.
Pse Emmanuel Macron dhe Angela Merkel luajnë me duart e Vladimir Putinit duke ua mohuar të ardhmen dhe perspektivën europiane gjashtë shteteve të vogla europiane të ndodhura mes Egjeut dhe Adriatikut?, pyet retorikisht E-Kathimerini, përcjell foldrejt.com. Është politikë e Rusisë që të shmang sa më tepër integrimin e këtij rajoni në BE dhe kjo u pa edhe në aktivizimin e diplomacisë së saj, për të parandaluar zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës.
Më tutje artikulli potencon se ky hap i sjell dëmë jo vetëm BE-së, por edhe Greqisë që ia vështirëson investimet në këto rajone. Duke përmendur të arriturat e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, artikulli ndalet edhe te Kosova, që “njëzet vjet pas ndaljes së masakrës dhe pastrimit etnik prej forcave demokratike europiane, Kosova akoma vuan pasi Serbia ashtu edhe Greqia, nuk mund të pranojnë se pas sundimit osman, Kosova tashmë është e pavarur.”
Franca më shumë muslimanë se gjithë Ballkani Perëndimor
Media greke tregon se qasja e presidentit frances Emanuel Macron ka ndryshuar nga 2017 ku tha se “BE do hapet vetë kundrejt shteteve të Ballkanit, sepse BE është akoma atraktive dhe faktori kyq për paqen dhe stabilitetin e kontinentit tonë.”
Tashmë Macron ka ndryshuar 180 përqind. Pasi nuk dëshiron anëtarësimin e tre shteteve me popullsi të shumtë muslimane – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore – me pretekstin që të mos i jap ndonjë municion popullistes të ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Megjithatë më shumë muslimanë ka në Francë dhe Gjermani sesa në gjithë Ballkanin dhe kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Macron nuk duhet të lejojnë që islamofobët si Marine Le Pen ose AfD e Gjermanisë të përcaktojnë politikat europiane.
BE duhet të lejojë udhëtimin pa viza të kosovarëve dhe se Greqia do ndihmonte proceset europiane sikur të njihte Kosovën – ngjashëm si Spanja, Rumania dhe Sllovakia.
Në rast të kudnërt rrezikohet që Serbia të kthehet në satelit i Kremlinit dhe kjo nuk i konvenon askujt.
Në fund media greke shkruan se “nuk është politikisht serioze që të presësh që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen si Zvicra dhe Suedia.”
Kjo mbyllje e BE nuk ia hap edhe rrugët Greqisë që të krijojë investime dhe vende pune për ekonominë greke prej në Egje deri në Alpe./Foldrejt.com