Pas hapjes së kufijve në vitet 90-ta shumë shqiptarë emigruan për një jetë më të mirë në Greqi.
“Emigracioni i madh duke pranuar shumë persona nga të gjithë profesionet, ishte një faktor deciziv për zhvillimin ekonomik të shtetit grek,” shkruan media më e madhe greke Kathimerini, përcjell foldrejt.com.
Sot, fëmijët e tyre jo vetëm që flasin shkëlqyeshëm greqisht, por edhe janë shembull në edukim, e pranojnë shtetin e ri sikur të ishte i tyre dhe kanë kontribuar në zhvillimin e artit, shkencës dhe sipërmarrje (pavarësisht se shembujt e pabarëzisë ndaj shtetasve të huaj në marrjen e nënshtetëisë janë evidente).
Media më e madhe greke sikur paralajmëron edhe shtetet tjera perëndimore, kur shkruan se “frika e viteve 90-ta se do ndryshonte demografinë dhe kulturën shtetërore, ishin të pabaza. Numri i madh i emigrantëve shqiptarë dhe sllavë në vitet 90-ta sot janë të padallueshëm nga popullata tjetër. Mbi të gjithë, kush mund të thotë se ndonjë grek ose anglez se çfarë kanë qenë paraardhësit e tyre përpara 1000 vitesh? Edhe vetë Mbretëresha Elizabeth II është me origjinë gjermane,” përcjell foldrejt.com.
Greqia, me kulturën e saj, gjeografinë, gjuhën, klimën, historinë dhe religjionin, ka krijuar grekët për mijëvjeçarë, pavarësisht se ku është vendi i lindjes.
Por në fund media greke Kathimerini shkruan se tashmë kjo nuk vlen edhe për refugjatët nga Turqia. Kjo pasi ata janë shumë në numër dhe se ekziston një plan sekret për destabilizimin e Europës përmes numrit të madh të refugjatëve./Foldrejt.com