Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende kruciale për ekuilibrimin sensitiv mbi Ballkanin. Të dyja janë momentalisht anëtare të NATO dhe ata kanë nevojë për t’u anëtarësuar në familjen e Bashkimit Europian në mënyrë që të fuqizohet lidhja e tyre me Perëndimin, shkruan media më e madhe greke EKathimerini, përcjell foldrejt.com.
Me çeljen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, u jepet më shumë stabilitet edhe këtyre vendeve. Poashtu duhet të merret në konsideratë se Ballkani është shtëpia e miliona shqiptarëve, kurse Maqedonia e Veriut duhet të mbrohet nga ndërhyrja e Rusisë.
Në këto kushte është koha që të mos pritet më dhe ti jepet shtytje rrugëtimit të këtyre dy vendeve për në BE./Foldrejt.com