Gazeta gjermane Die Welt raportoi se qeveritë e Holandës dhe Danimarkës anuluan vendimet e tyre të mëparshme dhe hoqën dorë nga dërgimi i tankeve moderne Leopard 2 në Ukrainë.
Welt thekson se ky informacion është konfirmuar nga të dyja qeveritë, transmeton Index.
Kryeministri holandez Mark Rutte tha se të vetmet tanke që mund të dërgonin ishin 18 Leopard 2, të cilat i kishin marrë me qira nga Gjermania dhe të dyja vendet, pretendoi Welt, kishin vendosur që Leopard 2 të tyre nuk ishin të disponueshëm për t’u dorëzuar në Ukrainë.
Qeveria daneze i tha Welt se vendi ka 44 tanke në arsenalin e tij dhe nuk do të marrë pjesë në të ashtuquajturin “koalicion tankesh” të Gjermanisë, por Holanda dhe Danimarka kanë premtuar financim për të rindërtuar 100 tanke Leopard 1, të cilat janë në magazina gjermane.
Sa i përket Finlandës, ajo ende nuk ka premtuar të dërgojë tanke në Ukrainë, por Welt kujton një artikull të fundit në Wall Street Journal, në të cilin një zyrtar i NATO-s tha se Finlanda nuk ka gjasa të marrë një vendim për dërgimin e tankeve në Ukrainë derisa të bëhet zyrtarisht e pranuar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut./FolDrejt/