E gjithë bota është mobilizuar pas tërmetit në Turqi dhe Siri.
Ndër ta, thuhet se edhe Lionel Messi është në mesin personave kanë qenë aktiv menjëherë për të ndihmuar. Duke iu referuar shumë raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, futbollisti 35-vjeçar ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro.
Me situatën e rëndë në Turqi, Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacion Leo Messi”, që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit, shkruan tvOnenews.com
Fondacioni Leo Messi është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë. Vëllai i madh i Leos, Matias Messi, organizon aktivitetet e fondacionit në partneritet me UNICEF, transmeton Fol Drejt.