Irani ka arritur një marrëveshje për blerjen e avionëve luftarakë të avancuar Su-35 nga Rusia, njoftuan sot media shtetërore iraniane.
“Aeroplanët luftarakë Sukhoi-35 janë teknikisht të pranueshëm për Iranin dhe kontrata për blerjen e tyre është finalizuar”, njoftoi radio dhe televizioni iranian IRIB, duke cituar misionin iranian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Misioni tha se Irani kishte kërkuar gjithashtu blerjen e avionëve ushtarakë nga disa vende të tjera, të paidentifikuara, raporton Reuters.