Sipas gazetës prestigjioze italiane “Corriere della Sera” Saranda rekomandohet si një nga 12 destinacionet “loë cost” për të kaluar pushimet verore.
Vera po vjen dhe me siguri do të ketë më shumë turistë se vitet e tjera në bregdetin shqiptar. Kjo falë promovimit që iu bë këtyre vendeve vitin e shkuar (2018).
Corriere në artikull ka rekomnduar 12 destinacione për 12 muaj të vitit dhe janë këto: Janari në Plovdiv, Bullgari, shkurt në Budapest, Hungari, Marsi në Pafos, Qipro, prilli në Stamboll, Turqi, maji në Santorini, Greqi, qershori në Sarandë, Shqipëri, korrik në Luksemburg, gusht në Riga, Letoni, shtatori në Linz, Austri, tetori në Berlin, Gjermani, nëntori në Madrid, Spanjë, dhjetori në Anversa, Belgjikë.