Njëra ndër mediat më me ndikim në Japoni, “The Japan Times”, ka publikuar një artikull me titull: “Çfarë do të thotë Kosova për Japoninë?”.
“Miqtë e mi në Tokio më pyesnin nëse “atje është sigurtë?” përpara se javën e kaluar unë të shkoja në Kosovë. Unë u përgjigja “sigurisht” edhepse nuk isha qindpërqind i sigurtë. Megjithatë, menjëherë sapo arrita në aeroportin e Prishtinës, isha i bindur për korrektësinë e përgjigjes sime. Për ata që nuk e dinë, Prishtina është kryeqyteti i Kosovës,” thotë artikullshkruesi KUNI MIYAKE, përcjell foldrejt.com.
Më tutje në artikull përmendet se nëse me “Luftën e fundit” në Japoni përllogaritet Lufta e Dytë Botërore, kjo për Kosovën ka ndodhur në 1999. Prej atëherë shteti ekziston de fakto, por Serbia akoma nuk e pranon pavarësinë e saj.
“Një nga mësimet e historisë së shekullit të 20-të është rreziku që vjen nga Ballkani, që më pas mund të destabilizojë gjithë botën,” përcjell foldrejt.com.
Tre eksperimentet me Ballkanin
Si shqetësim për median shfaqen edhe eksperimentet që janë kryer me Ballkanin. E para ishte Mbretëria e Jugosllavisë 1918-1942, e dyta ishte Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë 1945-1992 e udhëhequr nga presidenti Josip Broz Tito, të cilat nuk sollën paqe në këtë rajon. Eksperimenti i tretë që po realizohet tani është “shtetet e pavarura kombëtarë” që mund të rezultojë me dështim gjithashtu.
Në kohën kur shqiptarët mbështeten nga amerikanët, nacionalistët serbe nga rusët, duket që edhe forca të tjera janë angazhuar në rajon si Kina me projektin e saj 16+1, Turqia me kujtesën e saj 500 vjeçare në Ballkan, kurse Perëndimi duket i përçarë.
Britania që dikur ishte promotore e paqes në rajon, tani po tërhiqet, Franca ka bllokuar anëtarësimin në BE, kurse Gjermania nuk ka forcën e politikës europiane të stabilizojë e vetme Ballkanin.
Japonia shembull për Kosovën
Si këshillë media japoneze thekson se “Kosova ka nevojë për rend të hapur dhe të lirë ndërkombëtar, nën shembullin e Tokios.” Zgjidhja për statusin e Kosovës do sprapste ndikimin rus në Ballkan.
“Për këtë duhet që Japonia të monitorojë seriozisht situatën në Ballkan. Ajo duhet të angazhohet më aktvisht. Jo sepse ka ambicie politike në rajon, por pikërisht për shkakun e kësaj, ajo mund të jetë më reale në këshillat e saj,” shkruhet në fund të shkrimit të medias japoneze. “Ballkanasit duhet të dijnë saktë se cilat forca e rrezikojnë më shumë atë. Të ndihmosh Kosovën, do të thotë të ndihmosh Japoninë. Një fjalë e urtë angleze thotë – More haste, less speed.”/Foldrejt.com