Shqipëria është një vend i vogël, por për SHBA-në dhe forcat kryesore të BE një vend strategjik dhe i rëndësishëm mbi Ballkan. Mjafton të përmendet që vendi ka shtrirje të gjatë në Adriatik, shkruan media ruse RT.com. Shqipëria defakto është e pushtuar dhe kthyer në një top loje për forcat e NATO, përcjell foldrejt.com.
Pasi tregon problemet e fundit në demokracinë shqiptare, veçanërisht krizën demokratike të parlamentit, media ruse e afërt me Kremlinin thekson se tashmë “Shqipëria defakto është kthyer në koloni” të perëndimit. Vendi shqiptar çdo vendim e merr në bazë të asaj që përpilohet në Bruksel ose Uashington.
SHBA përmes Kosovës dhe Shqipërisë ka siguruar kampe si ai i Bondstil me 386 hektarë, kurse Gjermania mbështet pa kritere anëtarësimin e Shqipërisë në BE, vetëm e vetëm që ta kthejë në një vend stabil kapitalist dhe ta sigurojë mbështetjen e saj në politikën e jashtme.
Por për të kuptuar artikullin e medias ruse, ajo në një video e paraqet Shqipërinë si një “deponi mbeturinash të Europës”, duke e degraduar vendin tonë. Kjo tregon se Rusia kurrë nuk mund të jetë aleat i sinqertë i shqiptarëve.
Por kjo edhe mund të kuptohet nga xhelozia që kanë rusët, ku nuk mund të kontrollojnë asnjë kilometër në Adriatik./Foldrejt.com