Mediat tradicionale, si televizori dhe radio, dalin të jenë më të popullarizuara në Zvicër, përkundër përdorimit të Netflix apo transmetimeve online.
Një studim i ri nga ‘digiMonitor’ ka treguar se netflix ka 1.5 milion abonentë, ndërsa Spotify ka 1.3 milion, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, 92% kanë thënë se shikojnë televizor dhe 91% janë shprehur se dëgjojnë radio.
Gjenerata më e re mes 15-24 kanë thënë se shikojnë Netflix herë pas here.
Youtube është më e popullarizuar, rreth 25% e përcjellin atë çdo ditë.
Frekuentimi i kinemasë mbetet më i popullarizuar te të rinjtë, 80% kanë treguar se kanë shkuar së paku një herë brenda 6 muajve.