Media më e madhe zvicerane NZZ ka shkruar një artikull rreth suksesit të përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Përpara 30 vjetësh futbolli kosovar organizoj nën terrorin e forcave serbe, ku gjatë një ndeshjes mes dy klubeve shqiptare mezi merrnin pjesë 300 tifozë, kurse gradualisht ky sport do ngritej dhe të kthehej në përfaqësimin më të denjë për shtetin më të ri të Europës. Tashmë Kosova garon për t’u kualifikuar në KE 2022, përcjell foldrejt.com, shkrimin e NZZ.
Për të përditshmen helvete ka folur edhe kryetifozi i dardanëve Lulzim Berisha.
Ai ka theksuar se pavarësisht luftës në të kaluarën kundër Serbisë, tashmë do ishte i gatshëm të shihte një ndeshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Do të ishte shumë bukur, që të fitonim 5:0,” përcjell foldrejt.com.
Ai ka theksuar se tifozët kosovarë nuk janë huliganë dhe se deri tani nuk janë dënuar asnjëherë nga UEFA./Foldrejt.com