Rreth letrës së “ashpër” të Uashingtonit drejtuar lidershipit kosovar ka shkruar edhe prestigjiozja zvicerane “NZZ”, duke e titulluar shkrimin: “SHBA kërcënon Kosovën me tërheqjen e dashurisë”.
Kjo lidhet me kërkesën e vijueshme të palës amerikane për tërheqjen e tarifës 100 përqind për mallrat serbë dhe boshnjakë dhe në anën tjetër, hezitimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Kjo ka vendosur në pikëpyetje partneritetit e sigurisë. Kosovarët kanë frikë për “tërheqjen e dashurisë” amerikane,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e medias helvete.
“Tarifa kundër Serbisë mori popullaritet në Kosovë, por pas presioneve amerikane gjithçka mund të ndryshojë,” shkruhet më tej në artikull.
Asnjë vend tjetër nuk është aq i dashur në Kosovë sa SHBA-ja. Në kohën kur BE shihet si partner i pasigurtë, SHBA shihet si fuqi mbrojtëse.
Në fund të artikullit shkruan se pas tërheqjes amerikane nga Ballkani, BE solli edhe metoda jo-ortodokse si idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic janë avokatët e këtij projekti, por Haradinaj është një kundërshtar prominent i kësaj.”/Foldrejt.com