Nikola Gruevski pak orë përpara se t’i përfundonte koha për t’u paraqitur në burgun e Shutkës, me një udhëtim të dyshimtë shkon drejt Hungarisë, shkruan foldrejt.com. Lajmi bëri bujë pasi ish kryeministri dhe kryetari i nderit të OBRM-PDUKM, i ishte sekuestruar pasaporta. Gjithashtu, sot në Hungari mund të aplikohet për azil vetëm në zonën transit në kufirin me Serbinë, në rast se personi ka dokumenta të vlefshme udhëtimi (si rasti i Gruevskit). Pra nëse Gruevski ka kërkuar azil, atëherë ai ka udhëtuar nga Serbia në Hungari, shkruan prestigjiozja zvicerane “NZZ”.
Diçka që vlen të shtohet, Hungaria njeh Maqedoninë si vend me origjinë të sigurt, çfarë është e pamundur të fitohet azil për banorët maqedonas, përcjell foldrejt.com.
Por me gjasë, ka ndikuar miqësia e vjetër mes Gruevskit dhe kryeministrit aktual të Hungarisë, Viktor Orban. Ai njihet botërisht për politikat anti-emigracion dhe ka mbyllur gjithë kufijtë për azilkërkuesit. Por mbase ka bërë një përjashtim për mikun e tij Gruevskin.
Një ndër kushtet sesi Gruevski mund të përfitojë azil në Hungari – është një ligj kontraves për lëshimin e “vizave të arta” për të huajt e pasur. Në kohën kur azilkërkuesit e Lindjes dëbohet dhunshëm nga forcat hungareze dhe e kanë të pamundur të kërkojnë strehim, sipas portalit investigativ OCCRP mes 2013 dhe 2017 kanë përfituar lejeqëndrim 24 mijë kinezë. Në këtë formë mund të marrë ‘strehim’ edhe Gruevski.
Në anën tjetër eurodeputeti Knut Fleckestein, thotë se autoritetet hungareze nuk do të miratojnë kërkesën e Nikolla Gruevskit për azil politik.
Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se ka pasur mendimin se Viktor Orban asnjëherë nuk ka miratuar kërkesat për azil në vendin e tij.
“Vështirë mendoj se Qeveria e Hungarisë do të miratojë kërkesën për azil politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. Për një gjë, Gruevski mund të jetë i sigurt për një proces të rregullt në Shkup dhe e dyta, çdo herë kam menduar se Orban nuk pranon kërkesa për azil në vendin e tij”, shkruan Fleckenstein./Foldrejt.com