Rajoni i Ballkanit Perëndimor po thellohet në apati dhe shmangie. Ashtu si në historinë e saj, Ballkani Perëndimor edhe sot është “vend i mesit”. Shtetet e rajonit Serbia, Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë fatin për të pasur ndikime nga Fuqitë e Mëdha dhe nuk janë të afta për të marrë fatin në duart e veta, përcjell foldrejt.com.
Fuqitë e Mëdha këtu nëkuptohet BE dhe Rusia, ku kjo e fundit përpiqet të shmang reformat europiane mbi vendet e lartëpërmendura.
“Mes udhëheqësve autoritarë ekonomia e tyre po stagnon, kurse të rinjtë e mirëarsimuar largohen drejt Perëndimit,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e prestigjiozjes zvicerane NZZ. Kjo e fundit jep edhe thënien e njohur të analistit shqiptar Remzi Lani, sipas të cilit, “transformimi në këto vende ka përfunduar. Jo – siç kemi shpresuar – nga diktatura në demokraci, por nga represioni në depresion.”
Berlini dhe pak Londra kundër ndarjes së Kosovës
Më tej media helvete tregon edhe zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës dhe përpjekjes për të pasur lëvizje në zgjidhjen përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Në fillim ndarja e Kosovës shihej si një mundësi zgjidhjeje dhe dhënies fund të çështjes së Kosovës. Megjithatë Berlini dhe pak Londra, u shprehën kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve në baza etnike,” shkruan NZZ.
Autori i artikullit Andreas Ernst, poashtu ka mbrojtur ndarjen e Kosovës, të projektuar nga presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic, si një mundësi “thuajse e vetme”, ku serbët të mos ndjeheshin se humbnin gjithçka, kurse Kosova do njihej ndërkombëtarisht dhe të anëtarësohej në të gjitha organizatat./Foldrejt.com