Si rrallë ndonjëherë presidenti serb Aleksandër Vuciq ka treguar fytyrën e vërtetë si në 15 mars 2020. Ai pasi doli në konferencë për shtyp, mes lotëve tha se “nuk ka solidaritet europian. Ajo është një përallë e shkruar në letër.”
Më pas tregoi historinë me “vëllain e tij” kinez Xi Jinpig, presidentin kinez, i cili i erdhi në ndihmë menjëherë. “Vetëm Kina mund të na ndihmojë neve,” tha ai.
Për median më të madhe zvicerane NZZ, kriza e Covid19, ka shërbyer si katalizator i forcave të treta (Rusisë, Turqisë dhe vëçanërisht Kinës) për t’u afruar më afër Ballkanit Perëndimor, dhe me gjasë për ta larguar atë drejt euro-integrimeve.
“Është herët për të dhënë vendime. Megjithatë, rritja e madhe e ndikimit kinez mbi gjithë Ballkanin është një fakt,” përcjell foldrejt.com. “BE në fakt nuk kërkon të marrë në gjirin e saj vendet e varfëra dhe të vështira”, por as nuk dëshiron që përpara portave të saj të ketë rritje të ndikimit të shteteve të lartëpërmendura.
Kina prej vitesh po merr pjesë në ndërtimin e projekteve gjigante, edhepse përmes këtyre projekteve shumë pak përfiton biznesi i brendshëm, pasi të gjitha ndërtohen nga firmat kineze. Por kjo nuk e ka ndaluar që udhëheqësit ballkanikë të shfaqin afrim me liderin Xi Jinpig (duke aluduar për Vucic).
Çdoherë ka alternativa
Shpesh është aluduar se lidhja me BE-në nuk ka alternativë për vendet ballkanike. Ku nuk ka alternativë, nuk ka nevojë për politikë. Kjo vendosi në gjumë BE-në. Ata mendonin se edhe Kina si një “soft power” ka shumë pak gjasa të kthehet në alternativë për Ballkanin. Por tashmë, të gjithë këto bien poshtë, pasi Kina di mjaft mirë të shfrytëzojë krizat.
BE tash ka kundërshtarë në Europën Juglindore, për këtë kjo duhet të shërbejë si alarm për të filluar që ajo të shqetësohet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor./Foldrejt.com