20 vjet pas intervenimit të NATO-s, Perëndimi po ushtron presion mbi Serbinë dhe Kosovën për të zgjidhur përfundimisht konfliktin e gjatë mes tyre, shkruan fillimisht media e njohur zvicerane “Aargauer Zeitung”.
Pasi tregon rezymenë e shkurtër të këtyre 20 viteve histori, e përditshmja zvicerane tregon se “përherë të parë shihet lëvizje në konfliktin e ngrirë, ku presidenti amerikan Donald Trump, që përndryshe nxit konflikte në Europë, ka shtuar presionet mbi qeverinë e Serbisë dhe Kosovës për të zgjidhur konfliktin e gjatë. Mbase SHBA frikësohet nga ndikimi i saj mbi Ballkanin, prej në kohën kur Rusia forcon interesat strategjike në rajon,” përcjell foldrejt.com.
Më tej media helvete tregon se ka pasur biseda sekrete për shkëmbimet e territoreve mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic, që përveç që është një thyerje e tabusë, poashtu kundërshtohet ashpër nga parlamentet e të dyja vendeve.
“Edhepse kancelarja gjermane Angela Merkel kundërshton ndarjen e Kosovës, emisarët e Trump tentojnë me çdo kusht që të arrihet një zgjidhje deri verës, kurse bisedimet rreth saj duhet të fillojnë në fillim të marsit,” përcjell foldrejt.com.
Në fund media zvicerane thekson se kryeministri Ramush Haradinaj është kundër ndarjes së Kosovës dhe se për të kundërshtuar këtë, ai solli edhe rritjen e tarifës 100 përqind për produktet serbe.
“Është e vështirë të aludohet në një marrëveshje mes Thaçit dhe Haradinajt, dy komandantë të UÇK-së përpara 20 vitesh. Siç shihet lufta mes tyre, të shkon mendja për zgjedhje të parakohshme. Emisarët e Tump fuqishëm shtojnë presionet mbi Haradinaj, duke e kërcënuar që me këto veprime Kosova mund të humb mbështetjen e SHBA – gjithmonë nëse qeveria vijon të bllokojë propozimet e zgjidhjes,” përfundon shkrimi i prestigjiozes zvicerane./Foldrejt.com