Përherë të parë në histori, një kryeministër grek sëbashku me 140 biznesmenë viziton shtetin fqinj Maqedoninë Veriore. Edhepse vizita është simbolike, ajo përqëllim ka thellimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve, shkruan foldrejt.com.
Televizioni zviceran “SRF” zbulon disa marrëveshje që priten të diskutohen mes të dyja vendeve.
E para është që Maqedonia Veriore të ketë më shumë mundësi shfrytëzimi për portin e Selanikut, duke e ditur se nuk ka dalje në det; e dyta, rritja e bashkëpunimit në siguri: Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev duan të nënshkruajnë një memorandum, që rrit bashkëpunimin në mbrotje. Mes tjerash, në të ardhmen parashihet që aeroplanët luftarakë grek të monitorojnë qiellin mbi Maqedoninë Veriore. Këtë të fundit e kishte kërkuar më parë Turqia, që prej disa dekadash ka pasur marrëdhëniet të ftohta me Greqinë./Foldrejt.com