Gjashtë vende shqiptare që nuk duhet ti humbisni, shkruan fillimisht media më e klikuar zvicerane “Blick”.
Në artikullin e saj, fillimisht promovohet Tirana – kryeqyteti gumëzhues – që në dekadat e fundit ka ngjyrosur fasadat e ndërtesave, megjithatë nuk është e bukur. Por kjo nuk është arsye që të mos vizitohet qyteti me rreth 400 mijë banorë
Në Tiranë përmendet edhe jeta e natës, kultura e kafesë si dhe bunkerët e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit – të kthyera tashmë në Bunk’Art.
Si arsye e dytë përmendet riviera shqiptare, që është akoma e paeksploruar. Si qendra e rivierës së jugut është Saranda, por mjaft e bukur është edhe Ksamili. Kur jemi në jug, është edhe qyteti i lashtë i Butrintit, ndodhur pranë kufirit me Greqinë.
“Prej në 1992 Butrinti mbrohet nga UNESCO,” përcjell foldrejt.com.
Alpet shqiptare
Si arsye e katër përmenden alpet shqiptare, të cilat janë vetëm pak më të ulta sesa 3000 metra lartësi. Ata janë të mrekullueshme për ngjitje dhe rafting.
Në fund, përmendet edhe dy qytetet tjera të mbrojtura nga UNESCO, Gjirokastra “qyteti i gurit”, ku shquhet shtëpitë tradicionale, por edhe xhamitë dhe teqet islame; si dhe Berati – i njëmijë e një dritareve.Tipp: Eine besondere Sehensëürdigkeit ist der Bunker aus der Zeit des Kalten Krieges. Die 80 Zimmer ëaren für bis zu 300 Personen ausgelegt.
“Me patjetër është vizita e kalasë dhe lagjja e muslimanëve me xhami madhështore,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e BLICK.