Sipas prestigjiozes zvicerane NZZ, Franca dhe Gjermania kanë mospajtime sa i takon politikës së përbashkët europiane të mbrojtjes ose bashkimit monetar. Gjithashtu paqartësi kanë rreth Brexit.
Gjermania është e kënaqur me Status kuo-në rreth bashkimit ekonomik dhe monetar, duke kërkuar që gjërat të mbesin kështu siç janë. Gjermania është pro politikës së përbashkët të mbrojtjes, megjithatë nuk i qaset vullnetit të qartë politik për të kryer hapa para.
Në anën tjetër Franca kërkon rregulla të reja në fushën e politikës ekonomike dhe monetare, ku gjithashtu kërkon edhe më shumë angazhim në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Pavarësisht kundërshtimeve mes Parisit dhe Berlinit ose mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron, ata përsëri bashkëpunojnë dhe mbesin miq të afërt kundër kërcënimit të politikës ekspansioniste ruse dhe dominimit kinez në Euroazi.
“Kjo i mundëson Paris dhe Berlinit, që të mos shohin rrugë tjetër përveç bashkëpunimit të ngushtë,” përcjell foldrejt.com.
Kjo u pa edhe gjatë vizitës së presidentit kinez Xi në Paris, ku Merkel dhe Macron folën me zë të përbashkët.
Samiti Ballkanik nxori kundërshtimet mes Merkel dhe Macron
Në fund prestigjiozja zvicerane jep edhe një shembull sesi Merkel dhe Macron tentuan të mbajnë një Samit të Ballkanit, për të demonstruar një linjë të përbashkët, por në fakt solli kundërshtime mes dy liderëve.
Sipas vëzhguesve, pas samitit nuk u bë e qartë nëse Macron ndryshoi pozitat e tij rreth mbështetjes së ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës – një kërkesë e kërkuar me ngulm nga kancelarja Merkel.
Disa paqartësi që duhet të zgjidhen mes Francës dhe Gjermanisë, pasi nuk ka kush tjetër që të mbrojë më mirë vlerat europiane – përballë këtij ekspansioni të madh të fuqive të treta./Foldrejt.com