Gazetari gjerman Norbert Mappes-Niediek, i cili e njeh mjaft mirë rajonin ballkanik, në një intervistë për televizionin publik zviceran SRF, ka theksuar se nuk mund të flitet për zgjedhje në rast se në të nuk merr pjesë opozita.
“Në fakt nuk mund të flasim për zgjedhje. Në disa komuna merr pjesë vetëm një kandidat, në disa bile asnjë. Këtu mund të pyesim, se pse atëherë po zhvillohet këto zgjedhje. Gjendesh në një dilemë: partia më e madhe opozitare PD, ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë, në kohën kur qeveria kërkon të tregojë se nuk pranon shantazhe”, tha ai, përcjell foldrejt.com.
Më tutje Niediek tregon se në Shqipëri nuk është e rrallë kjo lloj politike, pasi është e rrallë kultura e kompromisit – në vend të saj ekziston një polarizim.
“Të dy partitë më të mëdha në praktikë nuk ndryshojnë shumë – as në programin e tyre, as në themelet ideologjike, as në origjinën sociale të anëtarëve të tyre. Njëra palë quhet demokratike, tjetra socialiste. Një konkurrencë plotësisht e zbrazët, që po ndodh në Shqipëri,” tha në fund ai./Foldrejt.com