Në muajt e fundit është shtuar kriza mes Kosovës dhe Serbisë. Për t’u anëtarësuar në BE, Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës – një çmim i lartë për lidershipin serb. Në anën tjetër, Kosova tregon muskujt e vetëvendosjes me tarifën 100 përqind për produktet serbe dhe krijimin e ushtrisë së saj, shkruan fillimisht televizioni zviceran “SRF”.
Ideja e “korrigjimit të kufijve” ka filluar prej verës së shkuar nga presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic.
E vetmja ka qenë Gjermania që deri tani ka folur kundër një ndryshimi të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Pas kësaj ideje përfshihet edhe Zvicra. Kjo është bërë e ditur edhe nga departamenti i ministrisë së jashtme helvete.
“Zvicra angazhohet me gjithë forcën e saj për një bashkëjetesë paqësore në rajonin me shoqëri multietnike,” thanë nga ministria e jashtme helvete për SRF.
Prej në 1995 Zvicra është përfshirë në projekte të ndryshme për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
Zvicra në këtë kontekst e sheh ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës me pikëpyetje dhe që “rrezikon stabilitetin fragjil në Ballkanin Perëndimor, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme helvete”, Tilman Renz, përcjell foldrejt.com.
Efekti domino i ndryshimit të kufijve mund të ndodhë në Bosnjë, por edhe në Maqedoni dhe Malin e Zi.
Zvicra mbështet marrëveshjen Beograd-Prishtinë
Zvicra mbështet procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës të nënshkruar në 2013 dhe 2015 – që parasheh edhe krijimin e asocacionit të komunave serbe.
Në fund media helvete shkruan se rrallë ndonjë shtet tjetër e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës si Zvicra. “Por Zvicra ka një pozicion të fuqishëm edhe në Beograd.”
Pra Sëiss Soft Poëer ka një peshë të rëndësishme për zgjidhjen e nyjes mes Kosovës dhe Serbisë./Foldrejt.com