Turqia mund të përjashtohet nga garat e UEFA-s dhe kjo për shkak se gjatë golave kundër Shqipërisë dhe Francës, lojtarët e tyre kanë kryer gjeste politike – konkretisht ata festuan me nderim ndaj ushtarëve të tyre në Sirinë Veriore, shkruan foldrejt.com.
Reagimi më i rëndë deri tani ka qenë prishja e kontratës për lojtarin turk, Cenk Sahin, i cili aktivizohej në Bundesliga 2 në Gjermani, St. Pauli.
“Pse UEFA nuk e ndalon Turqinë për të luajtur në Kampionatin Europian?” është titulli i medias zvicerane 20min.ch. Ata shkruajnë se rastet politike duhet të ndalohen në futboll dhe ajo që kanë bërë lojtarët turq është tërësisht e ndaluar.
Në rast se ndodh një gjë e tillë, atëherë shtohen shanset që Shqipëria të jetë në KE 2020, pasi ajo ka dy humbje me Turqinë dhe do dilte para Islandës. Gjithsesi, Kombëtarja është mirë që të kualifikohet në fushë dhe jo përmes vendimeve gjyqësore./Foldrejt.com