Mediat ndërkombëtare vijojnë ti kushtojnë rëndësi marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe së fundi idesë së korrigjimit të kufijve. Një shkrim së fundi ka shkruar edhe portali zviceran nau.ch, ku thekson se korrigjimi i kufijve ka nisur nga vera e vitit të kaluar, kurse ky opsion mbështetet edhe nga një i dërguar amerikan, përcjell foldrejt.com.
I dërguari amerikan është Mattheë Palmer i cili ka thënë se nuk mund të hidhet poshtë ideja e korrigjimit të kufijve, në rast se pajtohen palët.
Ideja e ndarjes së Kosovës kundërshtohet nga shqiptarët, pasi në veri të saj ndodhet Trepça dhe liqeni i Gazivodës, që ujit gjithë tokat e Kosovës./Foldrejt.com