Pas goditjes së tërmetit 6.4 ballësh në rrethinën e Durrësit, ka dalur në pah ana bujare e shqiptarëve, që sakrifikojnë nga vetja për të ndihmuar bashkëkombasit e tyre kudo që janë.
Media më e klikuar zvicerane ka treguar për shumën e madhe të grumbulluar nga shqiptarët anë e mbanë botës, por njëherësh edhe nga diaspora zvicerane. Momentalisht në Zvicër grumbullohen ndihma nga tre organizata:
Offizielle Spendenaktion Albaniens
Spendenaktion aus Luzern von Altin Marku
“Shqiptaro-zviceranët janë më të organizuarit, ku menjëherë kanë hapur pikat e grumbullimit dhe sëbashku me ata të Gjermanisë dhe Austrisë i kanë dërguar ndihmat në Shqipëri,” shkruan blick.ch, përcjell foldrejt.com.
Muzikanti kosovar Mozzik përmes «gofundme.com» ka grumbulluar brenda 48 orëve 1.6 milionë dollarë. Mozzik ka pasur mbështetje edhe nga grupi Hells Angels.
Ndokush person tjetër që ka grumbulluar ndihma në Zvicër është edhe Altin Marku, por edhe shumë xhami. E vetmja lutja në këto momente është që këto para të shumta, të mos keqpërdoren nga grupe kriminale dhe oportuniste./Foldrejt.com