Debati i zhurmshëm rreth Shutdown nuk është vetëm privilegj i aparatit shtetëror amerikan, por gjithashtu edhe politika kosovare duhej javë të tëra të bisedojë për zgjidhjen e problemit të buxhetit. Gjithsesi, në Kosovë nuk bëhej fjalë për ndërtimin e ndonjë muri ose gardhi – por me rritjen e rrogave të shumë nënpunësve publik, shkruan fillimisht prestigjiozja zvicerane “NZZ”
Sipas ekonomistëve rritja e madhe e rrogave në një buxhet prej 2.4 miliard eurosh, do thellojë hendekun mes sektorin privat dhe publik. Në kohë që në punët shtetërore mund të përllogaritet një rrogë mesatare prej 520 eurove, në sektorin privat kjo rrogë shkon në 370 euro, përcjell foldrejt.com.
Në të njëjtën kohë kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar edhe rritjen e pensioneve, kurse Fondi Ndërkombëtar Momentar parasheh rritjen prej 4,2 përqind në vitin e ardhshëm.
Mes të paguarve shtetërorë që ankohen për rrogat janë edhe kirurgët. Në Kosovë ka pasur shumë shmangie të operacioneve përkundër rasteve urgjente. Kirurgët kërkojnë rroga të barabarta sa Gjykatësit dhe Prokurorët./Foldrejt.com