SHBA-ja dhe një pjesë e BE flasin kohëve të fundit për një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo mund të shpie në një zonë zjarri nacionaliste, shkruan prestigjiozja zvicerane “NZZ am Sonntag”.
Javën e ardhshme në Beograd do diskutohet mbi një ide, e cila shfaq frikë të madhe te shumë njerëz: ideja e shkëmbimit të territoreve mes veriut të Kosovës kundrejt Luginës së Preshevës, përcjell foldrejt.com.
Ideja mund të zgjidh për një kohë të gjatë krizën mes dy vendeve, megjithatë mund të çojë në konflikte të reja të rënda mbi këtë rajon fragjil. Në fakt në konferencën e planifikuar ndërkombëtar të Beogradit nuk do merren vendime, megjithatë ajo mund të jetë një hap para për presidentin Aleksandër Vuciq, për të arritur qëllimin e madh: shkëmbimin e territoreve.
Media zvicerane tregon se kjo ideja e shkëmbimit të territoreve kundërshtohej ashpër nga perëndimi në vitet 90-ta, që solli edhe vrasjen e 100 mijë vrasjeve në Bosnjë ose siç njihet së fundi gjenocidi ndaj muslimanëve boshnjakë.
“Perëndimi për këtë duhet të mbështesë një Kosovë multi-etnike. Megjithatë shihet një kthesë 180 përqind në politikën e saj të Ballkanit,” shkruan NZZ am Sonntag.
SHBA kërkon marrëveshje paqësore
Më tej media zvicerane tregon se ideja e shkëmbimit të territoreve në radhë të parë ka ardhur pas ndryshimit të qeverive në SHBA, veçanërisht pas marrjes së funksionit si këshilltar i sigurisë nga John Bolton.
Gjithashtu edhe shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, mbështet planin, duke theksuar se do mbështet çdo plan që do merren vesh kolegët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq.
Mogherini kaloi linjën e kuqe, të vendosur nga BE në 1991 – Komisionin e Badinterit.
Analistët politikë Toby Vogel dhe Kurt Bassuener e përshkruajnë këtë kthesë qendrore të Uashingtonit dhe Brukselit si një “kthesë dramatike, jo vetëm nga bashkëpunimi transatlantik prej një çerekshekulli mbi Ballkanin, por edhe të principit qendror kundër rregullit ndërkombëtar: demarkacioni në bazë të vijave etnike është e rrezikshme dhe çon në destabilizim dhe derdhje gjaku.”
Qeveria e SHBA kërkon një marrëveshje të shpejtë dhe paqësore. Rrjeti konservator amerikan Fox News, bënte me dije që nga fillimi i vitit se administrata Trump po punon për një marrëveshje të shpejtë që do nënshkruhej këtë vit në Shtëpinë e Bardhë. Planet e reja, në kundërshtim me transparencën ndaj anëtarëve të BE dhe partnerëve të NATO, nuk janë informuar për marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. Deri sot nuk e dije askush, ku do jetë vija kufitare, përcjell foldrejt.com.
Ky ndryshim i politikës amerikane, vjen edhe pas tërheqjes edhe të Hoyt Brian Yee, i cili mbështeste një politikë amerikane mbi Ballkanin mbi të drejtat individuale dhe mbështetjes së ndërtimit të shtetit ligjor.
Mendimi mesjetar provincial
Ideja e ndarjes së Kosovës është e vjetër, e mbështetur në fillim të viteve 80-ta nga paraardhësi i nacionalistëve ekstremistë serbë, Dobrica Cosiq, gjë që kërkon ta zbatojë presidenti Vuciq, pavarësisht se banorët shqiptarë dhe serbë janë kundër një ideje të tillë.
Diplomati austriak Albert Rohan, i cili ishte si ndërmjetës i OKB për statusin e Kosovës, thotë se: atëkohë Komuniteti Ndërkombëtar i siguroi serbët e Kosovës se do shqetësohej për sigurinë e tyre, “por Serbia nuk ishte e interesuar për këtë, por vetëm për territore.”
Situata nuk ka ndryshuar as tani. Vuciq kërkon rezervuarin e Gazivodës dhe malin e pasur me minerale.
Sipas Rohanit, ata kurrë nuk kanë përmendur ndarjen e Kosovës dhe se krijimi i zonave homogjene etnike është një ide e vjetër provinciale e fisnore mesjetare.
Kosova po mundohet të mbrohet
SHBA tashmë po u qëndron pas nacionalistëve të Ballkanit, ku edhe shefi strategjik i Donald Trump, Steve Bannon, ka krijuar kontakte të afërta me përfaqësuesit kryesorë të tyre.
Për Milorad Dodikun do ishte si një dhuratë nga qielli ndarja e Kosovës, që më pas do shpiente te ndarja e Bosnjës. Partia e tij SNSD ka kontakte të ngushta me punonjësin e fushatës së Trump, Corey Levandovski. Firma e këtij të fundit, Twin Rocks Global, lobon për SNSD. Sipas ish ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremic, Levandovski njihet si ndër promotorët amerikanë që mbështet ndarjen e Kosovës.
“Që Hashim Thaçi është pro shkëmbimit të territoreve, në plan të parë është zhgënjyese. Ideja e tij vetëm se i shërben Serbisë së Madhe,” tha ish presidenti Sali Berisha.
Në Kosovë shumë mendojnë se Thaçi është nën presion të Gjykatës Speciale, kurse Ramush Haradinaj është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës. Ai e dijë që Mogherini kërkon që planin e saj ta sjellë në jetë përpara mbarimit të mandatit në vjeshtë.
Andaj 100 përqind për produktet serbe, erdhi nga Haradinaj për të ndaluar dialogun e shkëmbimit të territoreve.
Politika amerikane mbi BE
Administrata Trump po kryen presione të shumta mbi Haradinaj. Kryeparlamentari kosovar, Kadri Veseli, tha para pak kohësh se përfaqësues të lartë të SHBA, bile kanë thënë se mund të tërheqin bazën ushtarake amerikane nga Kosova: Bondsteel.
Disa përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Sigurisë amerikane, kanë kërcënuar se bile do largojnë trupat amerikane nga KFOR-i. Deri tani, kërcënimet amerikane nuk kanë sjellë frikë. Haradinaj qëndron fuqishëm. Ai ka pas shumicën e partive dhe shoqërisë civile.
Ndarjen e Kosovës në BE e mbështesin Franca, Hungaria dhe Austria. Anëtaret tjera janë kundër, megjithatë vetëm kancelarja gjermane Angela Merkel flet hapur kundër. E ardhmja do tregojë, sesa pushtet real ka SHBA në Europë./Foldrejt.com