Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit janë bllokuar, sepse Berlini dhe Brukseli nuk kanë zgjidhje e ofertë konkrete. Në këto kushte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kthyer retorikës së Shqipërisë së madhe, shkruan fillimisht media më e madhe zvicerane NZZ.ch.
Si provokim i Thaçit ndaj Berlinit dhe Brukselit përmenden dy deklaratat e tij kontestuese për zhvleftësimin e asocacionit të komunave serbe në Kosovë, që nuk mund të ndodhë kurrë, si dhe deklarata nga Kruma e Shqipërisë veriore ku bëri thirrje për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si ‘reakcion natyror’.
Në fakt Thaçi filloi verës 2018 të flasë për korrigjimin e kufijve me kolegun e tij serb Aleksandër Vuciq, por dështoi falë kundërshtimit të kancelares gjermane Angela Merkel. Tashmë kjo retorikë e re e Thaçit ka një kuptim. Duke u llogaritur si humbës nga shumë politikanë të brendshëm të Kosovës në bisedimet për ndarjen e Kosovës, ai paraqitet si mbështetës i idesë së Shqipërisë së madhe.
Perspektiva europiane dhe destabilizimi
Më tutje media zvicerane thekson se në rast se vitet e ardhshme dështon integrimi europian i Ballkanit Perëndimor, atëherë rrezikohet edhe destabiliteti i rajonit për shkak të rritjes së mundshme të nacionalizmit.
Kjo do vlente si një ‘reakcion natyror’ i deinterisimit të Europës dhe shprehjeve të Thaçit./Foldrejt.com