Shteti bullgar u integrua menjëherë në BE, dhe pa burokracitë e njohura brukseliane, megjithatë, është po kjo që pamundëson afrimin e shteteve tjera me BE, informon foldrejt.com.
Sipas mediumit bullgar, “Mediapool”, nëse Shkupi nuk ndryshon taktikat e saja dhe nuk bën lëshime serioze në çështjen e mosmarrëveshjeve historike me Sofjen, rruga e Maqedonisë së Veriut ndoshta do të bllokohe. Aspekti më dramatik mbetet origjina e Goce Dellçevit.
“Duke pasur parasysh pozicionin kornizë të parlamentit Bullgar, i cili u miratua me konsensus politik dhe kombëtar në 2019, qeveria nuk ka zgjidhje dhe do të bllokojë Maqedoninë e Veriut, nëse Shkupi nuk bën diçka thelbësore, domethënë nuk do të shmangë pengesat në procesin evropian”, thonë burimet diplomatike për mediumin bullgar.
Sipas parlamentit, Sofja i bën thirrje Shkupit të refuzojë gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve, të heqë nga monumentet mesazhet e tilla si “okupatori fashist Bullgar”, të braktisë idenë e pakicës kombëtare maqedonase në Bullgari dhe formulimin “gjuhë maqedonase”. Pikërisht kjo e fundit është e tepërt për Maqedoninë Veriore, që sëpaku arriti ta ruajë edhe nga Greqia./Foldrejt.com