Nëntë muaj pas zgjedhjeve gjenerale, Bosnja akoma nuk ka formuar qeverinë – mbi të gjitha për shkak të kundërshtimeve mes tre presidencave në lidhje me anëtarësimin në NATO, përcjell foldrejt.com, shkrimin analitik të Al Jazeera.
Vendi ndodhet në qorrsokak dhe fushë beteje mes NATO dhe Rusisë.
Një oficer i lartë i intelegjencës boshnjake thekson se “forcat intelegjence ruse punojnë nën mbulesën diplomatike, aty ka shumë më tepër të cilët janë “jozyrtarisht”. Numri i qytetarëve rusë që kanë kaluar nga Bosnja është rritur ndjeshëm nga fillimi i 2018.”
E gjithë kjo nënkuptohet: Rusia kërkon ta mbajë sa më larg Bosnjën nga NATO.
Rusia haptas mbështet në një fare mënyrë integrimin e Bosnjës në BE, por në asnjë formë anëtarësimin e saj në NATO. Rusia poashtu mbështet liderët nacionalistë Milorad Dodik dhe kroatin Dragan Covic të partisë HDZ, të cilët shpesh flasin për ndarjen e Bosnjës.
Por edhe shërbimi intelegjent boshnjak nuk ka fjetur kur nga aeroporti i Banja Lukës ka kthyer mbrapsht rusin Konstatin Malofeyeev, i cili priste në takim presidentin Dodik në 30 maj 2018.
Një shkëndijë e vogël në shtetin fragjil dhe Kushtetutë të komplikuar si Bosnja, do shpërthente zjarrin në tërë rajonin./Foldrejt.com