Thuajse të gjitha mediat perëndimore kanë shkruar për zgjedhjet e sotshme në Kosovë, ku ngjashmëria e këtyre shkrimeve është se ndodhen kryesisht në ballinë të tyre dhe flasin për një mundësi të fitores së opozitës, që ka premtuar të luftojë papunësinë, korrupcionin dhe nepotizmin e ish partive të dala nga UÇK-ja, përcjell foldrejt.com.
“Vëzhguesit presin një rezultat të ngushtë mes PDK-së dhe dy partive opozitare LDK dhe Vetëvendosje,” shkruan televizioni zviceran srf.ch.
“Një anketë flet për fitoren e opozitës. LDK dhe Vetëvendosje kanë fituar nga 30 përqind të votave, kurse PDK 22 përqind,” shkruajnë mediat tjera perëndimore./Foldrejt.com