Tragjedia e sotme në Llaskarcë ku nga përmbysja e autobusit humbën jetën sëpaku 14 persona, ka bërë jehonë te mediat gjermanofone dhe ndërkombëtare në përgjithësi.
“Të mërkurën mbrëma një aksident i rëndë me sëpaku 13 të vrarë dhe 30 të plagosur ka ndodhur në Maqedoninë Veriore. Mes të plagosurve rëndë është edhe një grua shtatzane,” shkruan media helvete 20min.ch.
Poashtu rreth aksidentit kanë shkruar edhe mediat tjera si Die Welt dhe AFP, informon foldrejt.com.
Një dëshmitar për AFP tha se kishte parë rrokullisjen e autobusit dhe se kishte thirrë menjëherë policinë: “Unë ndihmova tre persona, të cilët i nxora nga autobusi. Te tjerët ishte shumë vështirë për t’i nxjerë, pasi ishin shtypur nga autobusi.” Ai tha se ishte shumë e frikshme dhe e dhimbshme të shihte sesi një grua e re ndërroi jetë para syve të tij.
Maqedonia ka shpall dy ditë zie për tragjedinë e sotme./Foldrejt.com