Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqja nga detyra e kryeministrit. Një Gjykatë Speciale në Haagë e ka ftuar atë si të dyshuar për krime gjatë luftës së Kosovës, shkruan SPIEGEL.
Kryeministri i Kosovës tha se ka dhënë dorëheqje menjëherë sa është ftuar nga Gjykata e Krimeve në Haagë, shkruan Reuters.
Edhe media amerikane Bloomberg e pasqyron gjatë dorëheqjen e Haradinajt, duke shtuar mes tjerash se ai vendosi taksën 100 përqind për prodhimet serbe. Dorëheqja e tij mund të sigurojë një rrugë drejt zhbllokimit të tarifës./Foldrejt.com