Të gjithë mediat perëndimore kanë shkruar për fitoren e thellë të kandidat të LSDM Stevo Pendarovskit, kundrejt kandidates Gordana Davkoka të OBRM-PDUKM, shkruan foldrejt.com.
Maqedonia Veriore zgjedh president kandidatin pro-perëndimor, shkruan Süddeutsche Zeitung, përcjell foldrejt.com.
Juristi Stevo Pendarovski fitoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore. Ai qëndron pas politikës pro-perëndimore, shkruan kulturorja gjermane Die Zeit.
Shqiptarët ishin përcaktuesit e fitores të Stevo Pendarovskit, shkruan media austriake Die Presse. Në vend të kandidates populliste nacionaliste të VMRO-DPMNE, shqiptarët zgjodhën kandidatin për shoqëri multi-etnike Stevo Pendarovskit.
Fitorja e Pendarovskit është një vërtetim se popullata mbështeti ndryshimet kushtetuese dhe vijimin e rrugës euro-atlantike të vendit, shkruan në fund Kurier.
Prej kohësh mediat europiane dhe amerikane flasin për LSDM si parti perëndimore dhe reformatore, kurse për VMRO-DPMNE si një parti populliste dhe me ndikim nga Rusia./Foldrejt.com