Mediat e huaja i kanë kushtuar artikuj të shumtë zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Bile korrespodentja e Der Standard, ka ndjekur zgjedhjet nga Gruda e Shkodrës, ku sipas saj votuan shumë pak – 170 nga 2500 votues, informon foldrejt.com.
Këto zgjedhje në Shqipëri t kujtojnë zgjedhjet e viteve të komunizmit, ku merrte pjesë vetëm një parti. Edhe në Shkodër kandidonte vetëm një kandidat – ai i partisë socialiste.
Media austriake më tej kujton Korçën ku disa qytetarë për të satirizuar situatën zgjedhore në Shqipëri, “kërcenin valle si në kohën e komunizmit.”
Por për dallim nga koha e komunizmit, ku nëse nuk dilje në votime dënoheshe me burg, në Shqipëri kësaj hera ka pasur dalje mjaft të ulët. Në fshatin Ngraçie në kuti është hedhur vetëm një votë.
Poashtu edhe mediat si Reuters, zviceranja Bote.ch kanë shkruar për daljen tepër të ulët në votime, duke nënkuptuar goditjen që ia dha populli qeverisë Rama dhe kujtimet e kohës së komunizmit./Foldrejt.com