Fakti që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në përpjekje për ta arsyetuar pushtimin e Donbasit, pranoi ekzistencën e shtetësisë së Kosovës, ka acaruar Serbinë.
Thuajse të gjitha gazetat e tabloidet serbe e kishin në ballinë shefin e Kremlinit.
Ndryshe Putin, të martën tha se pavarësia e Kosovës është fakt dhe se në bazë të vendimit të GJND-së mbi të parimi i vetëvendosjes për kosovarët duhet të vlejë edhe për dy republikat e pa pranuara pro ruse Donetck e Luhansk në Ukrainë.
Kronikën e zgjeruar mund ta ndiqni në videon më poshtë: