Një ditë e komplikuar pritet të jetë sot në Berlin, ku me iniciativë të kancelares Angela Merkel, do takohen gjashtë përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, Sllovenisë, Kroacisë dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Sëpaku kështu e paraqësin mediat gjermanofone (DPA), takimin e sotëm në Berlin.
Qëllimi i samitit është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku prej gjysmë viti nuk ka dialog mes tyre, si pasojë e tensionimit të diskutimit rreth korrigjimit të kufijve.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Merkel dhe Macron, do i kërkojë presidentin Aleksandër Vuciq që ta pranojë Kosovës pa “kushte paraprake”. Por Vuciq e kundërshton këtë, duke dashur të respektohet marrëveshja e Brukselit 2013 dhe heqja e tarifës së mallrave serbe.