Përleshja e përgjakshme në qytetin e Kumanovës në 2015 që solli vrasjen e 18 personave – mes tjerash edhe tetë policëve – mendohet të jetë skenar i qeverisë së mëpërparshme, shkruan media gjermanofone APA, duke cituar edhe ministrin e brendshëm maqedonas Oliver Spasovski.
“LSDM atëherë ishte partia më e madhe opozitare dhe filloi publikimin e bombave, që sjellnin allishverishet kriminale të qeverisë së kryeministrit Nikola Gruevski. Ky i fundit tani ka përfituar azil në Hungari,” përcjell foldrejt.com.
Pavarësisht se përleshja ishte mes disa kryengritësve shqiptarë dhe forcave të Maqedonisë së Veriut, asnjë shtet perëndimor nuk i shpalli terroristë kryengritësit shqiptarë – duke dyshuar në skenar të qeverisë./Foldrejt.com