Në Shqipëri dolën të votojnë 21 përqind, kurse përpara katër vitesh dalja në votime ishte 48 përqind. Daljen kaq të ulët e ndjen edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ftuar opozitën për dialog. Kjo e fundit ka shmangur njohjen e rezultateve pas thirrjes për bojkot, shkruan “Der Standard”.
Pas medias gjermane Die Welt, edhe austriakja Der Standard shkruan se këtë vit sipas gjitha gjasave vetëm Maqedonia Veriore do fillojë negociatat për anëtarësim në BE.
Kjo pasi partia e kancelares Angela Merkel “CDU, por edhe në Francë dhe Hollandë ka rezistencë të madhe kundër Shqipërisë – kjo e ndihmuar edhe nga fushata anti-qeveritare e lansuar prej Partisë Demokratike,” përcjell foldrejt.com.
Për median austriake nuk është diçka e re që qeveria është e lidhur me krimin e organizuar ose oligarkët. Poashtu nuk heziton të përmendën edhe videon e famshme me presidentin Ilir Meta, 2011, i cili shfaqet duke kërkuar korrupcion për një hidrocentral.
“Partitë shqiptare kërkojnë prej vitesh që për lojërat e tyre për pushtet, të instrumentalizojnë BE dhe SHBA,” përcjell foldrejt.com.